Larixhani: Konferenca në përkrahje të Intifadës palestineze ishte e suksesshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45608-larixhani_konferenca_në_përkrahje_të_intifadës_palestineze_ishte_e_suksesshme
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit deklaroi se një nga arritjet më të rëndësishme të konferencës së gjashtë ndërkombëtare në përkrahje të Intifadës palestineze, ishte përqendrimi i botës islame në çështjen e Palestinës brenda kuadrit të çështjeve të ndryshme të rajonit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 23, 2017 19:37 Europe/Tirane
  • Larixhani: Konferenca në përkrahje të Intifadës palestineze ishte e suksesshme

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit deklaroi se një nga arritjet më të rëndësishme të konferencës së gjashtë ndërkombëtare në përkrahje të Intifadës palestineze, ishte përqendrimi i botës islame në çështjen e Palestinës brenda kuadrit të çështjeve të ndryshme të rajonit.

Z. Ali Larixhani duke theksuar se konferenca në përkrahje të Intifadës palestineze ishte e suksesshme, shtoi: Pjesëmarrësit në këtë konferencë mbajtën qëndrim të përbashkët përsa i përket çështjet së Palestinës dhe sfidave dhe rreziqeve që ndodhen para botës islame. “Më parë disa shpreheshin se bisedimet janë rruga adekuate për zgjidhjen e çështjes palestineze, ndërsa të tjerët përkrahin rezistencën, por tashmë është bërë e qartë se rezistenca përballë politikave të regjimit okupator sionist është rruga e vetme për realizimin e aspiratave të popullit palestinez”-deklaroi kryetari i parlamentit islamik të Iranit.