Imami i namazit të xhumasë: Çështja e Palestinës prioritet i RII
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45670-imami_i_namazit_të_xhumasë_Çështja_e_palestinës_prioritet_i_rii
Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran ka thënë se çështja e Palestinës është një ndër prioritetet kryesore për RII dhe ka shtuar se kjo çështje i përket Islamit, sepse sipas parimeve të kësaj feje, dominimi i mosbesimtarëve mbi myslimanët është i ndaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2017 12:58 Europe/Tirane
  • Imami i namazit të xhumasë: Çështja e Palestinës prioritet i RII

Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran ka thënë se çështja e Palestinës është një ndër prioritetet kryesore për RII dhe ka shtuar se kjo çështje i përket Islamit, sepse sipas parimeve të kësaj feje, dominimi i mosbesimtarëve mbi myslimanët është i ndaluar.

Ajetollah Mohahmed Ali Movahedi Kermani në hytben e namazit të xhumasë në Teheran midis tjerash ka folur edhe në lidhje me interesat kombëtare, rajonale dhe politike të RII, që sipas tij lidhen me çështjen e Palestinës. Ai ka deklaruar se tanimë sionistët nuk mund të ushtrojnë ndikimin e tyre në të gjithë botën. Duke e përshkruar qeverinë amerikane si mbështetëse kryesore të regjimit sionist, imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran ka theksuar se një numër i madh i institucioneve financiare dhe politike amerikane kontrollohen nga Izraeli. Ajetollah Mohahmed Ali Movahedi Kermani ka thënë se do të vazhdojë edhe mëtej dobësimi dhe poshtërimi i sionistëve dhe përkrahësve të tyre siç janë SHBA dhe Britania e Madhe.