Irani dhe Rusia bisedojnë për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore
Zv/ministri i jashtëm i RII deklaroi se Irani dhe Rusia po bisedojnë mbi perspektivën e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.
Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i jashtëm i RII, i cili po merr pjesë në takimin e Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut në Gjenevë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, tha se gjatë bisedimeve konstante mes Teheranit dhe Moskës, po diskutohen edhe rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA, kur dihet se presidenti amerikan Donald Trump ka qëndrime kritike ndaj marrëveshjes bërthamore dhe ka kërcënuar për anulimin e kësaj marrëveshje. Erakçi tha se kontakte po zhvillohen edhe mes Iranit dhe Amerikës, por ato kanë të bëjnë vetëm me çështjet bërthamore.