Irani dhe Rusia bisedojnë për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46070-irani_dhe_rusia_bisedojnë_për_të_ardhmen_e_marrëveshjes_bërthamore
Zv/ministri i jashtëm i RII deklaroi se Irani dhe Rusia po bisedojnë mbi perspektivën e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2017 17:02 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia bisedojnë për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore

Zv/ministri i jashtëm i RII deklaroi se Irani dhe Rusia po bisedojnë mbi perspektivën e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.

Sejed Abas Erakçi,  zv/ministri i jashtëm i RII, i cili po merr pjesë në takimin e Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut në Gjenevë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, tha se gjatë bisedimeve konstante mes Teheranit dhe Moskës, po diskutohen edhe rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA, kur dihet se presidenti amerikan Donald Trump ka qëndrime kritike ndaj marrëveshjes bërthamore dhe ka kërcënuar për anulimin e kësaj marrëveshje. Erakçi tha se kontakte po zhvillohen edhe mes Iranit dhe Amerikës, por ato kanë të bëjnë vetëm me çështjet bërthamore.