Irani reagon ndaj deklaratave të pabaza të ministrit të jashtëm emiratas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46074-irani_reagon_ndaj_deklaratave_të_pabaza_të_ministrit_të_jashtëm_emiratas
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII i cilësoi të pabaza akuzat anti-iraniane të ministrit të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe në takimin e 34-t të Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2017 17:03 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratave të pabaza të ministrit të jashtëm emiratas

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII i cilësoi të pabaza akuzat anti-iraniane të ministrit të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe në takimin e 34-t të Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut.

Duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të jashtëm emiratas, z. Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII, deklaroi: “Ata që kryejnë agresion kundër popullit të përvuajtur të Jemenit nuk kanë arritje tjetër, veçse forcimin e terroristëve dhe krijimin e kushteve për zgjerimin e terrorizmit në Jemen dhe padyshim janë përgjegjës direkt për krimet e kryera në Jemen dhe për forcimin e terrorizmit, prandaj i gjithë rajoni e di se Emiratet janë pjesë e koalicionit luftënxitës dhe kriminel dhe një nga përkrahësit direkt të terrorizmit”. “Është për tu habitur dhe për të ardhur keq që një vend, i cili prej dy vitesh ka marrë pjesë në shkatërrimin e Jemenit dhe në krimet e luftës kundër popullit të përvuajtur jemenas, akuzon vendet e tjera për ndërhyrje në Jemen”-deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII. Anuar Kerkash, ministër i jashtëm i EBA, duke pretenduar se Irani në kuadër të politikave anti-saudite dërgon armë për rebelët Huthi në Jemen, akuzoi Iranin për ndërhyrje në Jemen dhe në punët e  brendshme të vendeve të rajonit.