OBI dhe Liga Arabe duhet ta mbështesin Intifadën e Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46128-obi_dhe_liga_arabe_duhet_ta_mbështesin_intifadën_e_kodsit
Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ndërkombëtare në Mbështetje ndaj Intifadës Palestineze ka deklaruar se mbështetja e unifikuar e shteteve islame ndaj rezolutës së KS të OKB kundër ndërtimit të kolonive të regjimit sionist, është veprimi më i vogël që duhet të bëhet në këtë drejtim.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Mars 02, 2017 13:34 Europe/Tirane
  • OBI dhe Liga Arabe duhet ta mbështesin Intifadën e Kodsit

Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ndërkombëtare në Mbështetje ndaj Intifadës Palestineze ka deklaruar se mbështetja e unifikuar e shteteve islame ndaj rezolutës së KS të OKB kundër ndërtimit të kolonive të regjimit sionist, është veprimi më i vogël që duhet të bëhet në këtë drejtim.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Amir Abdulahjan, sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ndërkombëtare në Mbështetje ndaj Intifadës Palestineze, shtoi: "Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe Liga Arabe duhet ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të kryejnë misionin e tyre islamik dhe humanist duke mbështetur me zë të lartë popullin e shtypur të Palestinës. Duhet të zhdukim rastin e arabvrasjes së regjimi të paligjshëm sionist të Izraelit i cili mbështet edhe terroristët takfiristë në rajonin e Lindje së Mesme. Disa faktorë të cilët shkatërrimin e terroristëve në Alepo të Sirisë e kanë shpall ditë zie, tani të paktën le të mbështesin popullin e shtypur të Palestinës. Mbështetja ndaj popullit të shtypur të Palestinës dhe ndaj Kodsit të okupuar, posedon këtë potencial për tu shndërruar përsëri në element unifikues të botës islam",- tha ndër të tjera Amir Abdulahjan.