Afrika e Jugut synon t’i shesë Iranit raketa tokë-ajër
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47296-afrika_e_jugut_synon_t’i_shesë_iranit_raketa_tokë_ajër
Burimet informative bënë të ditur se Afrika e Jugut i ka dërguar një kërkesë KS të OKB-së për të lejuar shitjen e raketave tokë-ajër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2017 18:29 Europe/Tirane
  • Afrika e Jugut synon t’i shesë Iranit raketa tokë-ajër

Burimet informative bënë të ditur se Afrika e Jugut i ka dërguar një kërkesë KS të OKB-së për të lejuar shitjen e raketave tokë-ajër Iranit.

Revista Report bën të ditur se Afrika e Jugut dëshiron t’i shesë Iranit raketa tokë-ajër të tipit Umkhonto me vlerë 1,5 miliardë Rand (120 milionë $). Raketa Umkhonto është e pajisur me rreze infra të kuqe dhe ka shpejtësi dhe precizion tepër të lartë në goditjen e raketave dhe avionëve. Sipas Report, marrëveshja për këto raketa është nënshkruar në Dhjetor 2016, pasi Irani dhe Afrika e Jugut ranë dakord për rritjen e nivelit të bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes.