Afrika e Jugut synon t’i shesë Iranit raketa tokë-ajër
Mars 19, 2017 18:29 Europe/Tirane
Burimet informative bënë të ditur se Afrika e Jugut i ka dërguar një kërkesë KS të OKB-së për të lejuar shitjen e raketave tokë-ajër Iranit.
Revista Report bën të ditur se Afrika e Jugut dëshiron t’i shesë Iranit raketa tokë-ajër të tipit Umkhonto me vlerë 1,5 miliardë Rand (120 milionë $). Raketa Umkhonto është e pajisur me rreze infra të kuqe dhe ka shpejtësi dhe precizion tepër të lartë në goditjen e raketave dhe avionëve. Sipas Report, marrëveshja për këto raketa është nënshkruar në Dhjetor 2016, pasi Irani dhe Afrika e Jugut ranë dakord për rritjen e nivelit të bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes.
Tags