Ruhani: Presidenti i RII uron vitin e ri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47332-ruhani_presidenti_i_rii_uron_vitin_e_ri
Presidenti i RII z. Hasan Ruhani në mesazhe të ndara ka uruar homologët e tij nga Afganistani, Azerbajxhani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Armenia, Turqia, Kazakistani, Kirgizistani, India dhe Uzbekistani viti e ri diellor 1396.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 20, 2017 17:00 Europe/Tirane
  • Ruhani: Presidenti i RII uron vitin e ri

Presidenti i RII z. Hasan Ruhani në mesazhe të ndara ka uruar homologët e tij nga Afganistani, Azerbajxhani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Armenia, Turqia, Kazakistani, Kirgizistani, India dhe Uzbekistani viti e ri diellor 1396.

Në mesazhin e tij presidenti Hasan Ruhani pasi vuri në dukje se nevruzi është festa më e bukur e natyrës, ku dimri përfundon dhe nis pranvera me shpresë me gjallëri, frymëzim dhe shpresë tha: Nevruzi është festa tolerancës, paqes, gjallërisë, bollëkut, dritës dhe mirësisë që Zoti u jep njerëzve. Presidenti iranian kërkoi që në rajonin ku organizohet festa e Nevruzit të vihet paqja dhe uniteti dhe shtoi se sot më shumë se kurdoherë tjetër është e nevojshme sinqeriteti, dashuria, mirëkuptimi dhe respekti. Popujt duke pasur shpresë tek paqja dhe qetësia mund të jetojnë bashkërisht së bashku dhe të përballen me devijimet dhe keqkuptimet që i bëhen fesë dhe që ka sjellë radikalizëm dhe terrorizëm. Në fund të mesazhit të tij presidenti Hasan Ruhani, u uroi popujve të lartëpërmendur, paqe, mirësi, lumturi dhe urime për festën e Nevruzit.