Në prani të presidentit Ruhani prezantohet 60 medikamente të reja
Në orët e para të vitit 1396 iranian, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit përuroi linjën e re të prodhimit të kompanisë farmaceutike iraniane Razak.
Gjatë kësaj ceremonie u prezantuan 60 medikamente të reja të prodhuara nga kompanitë farmaceutike iraniane dhe nëse ato zëvendësojnë medikamentet e importit, Irani mund të kursejë 125 milionë $. Këto medikamente janë prodhuar nga 16 kompani anëtare të konsorciumit farmaceutik TIPCO, që është më i madhi në Iran. Në fjalën e tij, z. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, theksoi se industria farmaceutike e Iranit po e zgjeron aktivitetin e saj në tregjet botërore dhe aktualisht është një krenari për Iranin që mbi 90 % të medikamenteve të nevojshme i prodhon në vend.