Kriza siriane i ka rrënjët te siguria e Izraelit
Këshilltari special për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit deklaroi se rrënjët e krizës në Siri burojnë nga frika e regjimit të Izraelit nga vala e zgjimit islamik.
Husein Amir Abdulahian, këshilltar special për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit, devijimin e valës së zgjimit islamik në të ashtuquajturën “pranverë arabe” e cilësoi si një komplot të perëndimit dhe shtoi: “ Ky komplot shënjestroi Damaskun, sepse Siria ka një pozitë të veçantë në Lindjen e Mesme dhe përbën një rrezik të madh për sigurinë e regjimit të Izraelit”.” Abdulahian, praninë e boshtit të rezistencës në lartësitë Golan e konsideroi dëshmi i shtimit të fuqisë së këtij fronti dhe shtoi se në këto kushte regjimi i Izraelit kishte nevojë për trazira të brendshme në Siri dhe në realizimin e këtij komploti u ndihmua nga SHBA dhe aleatët e Uashingtonit në Europë dhe në Lindjen e Mesme. “Siria është arenë e përballjes mes frontit të rezistencës dhe terrorizmit sionist dhe takfirist”-deklaroi Këshilltari special për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit në një intervistë për mediat iraniane.