13 universitete iraniane në mesin e universiteteve më prestigjioze në botë
Prill 04, 2017 07:09 Europe/Tirane
Zv/ministri iranian e shkencës dhe teknologjisë duke theksuar se janë kryer programimet për shtimin e aktiviteteve ndërkombëtare të kësaj Ministrie gjatë vitit 2017, shtoi se aktualisht 13 universitete iraniane renditen në mesin e universiteteve më të mira të botës.
Z. Husejn Salar Amoli, Zv/ministri iranian e shkencës dhe teknologjisë, bëri të ditur se në renditjen e Institutit Tomson Reuters në vitin 2017, 13 universitete iraniane ndodhen në mesin e universiteteve më të mira të botës dhe kjo dëshmon për potencialin e lartë të Iranit për të qenë i pranishëm në qarqet shkencore ndërkombëtare. Sipas tij, 22777 studentë të huaj po studiojnë në universitetet e Iranit.
Tags