"Shqiponja e artë" hyjnë në Jazd
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48266-shqiponja_e_artë_hyjnë_në_jazd
Shqiponja e artë quhet treni i pestë turist ndërkombëtar i cili pas provincave Mashhad dhe Kerman, arriti në provincën Jazd, në qendër të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 04, 2017 11:07 Europe/Tirane

Shqiponja e artë quhet treni i pestë turist ndërkombëtar i cili pas provincave Mashhad dhe Kerman, arriti në provincën Jazd, në qendër të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Mostafa Davavi, drejtori i përgjithshëm i transportit hekurudhor të provincës Jazd, deklaroi se 47 pasagjerët e trenit "Shqiponja e artë" të martën vizitojnë objektet historike dhe pjesën e vjetër të qytetit Jazd. Turistët e huaj pas vizitës që do të zhvillojnë në provincat Esfahan dhe Shiraz, në fund të javës do të largohen nga Irani.