Kushti i zgjidhjes së krizës siriane, ndalja e ndihmave për terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48392-kushti_i_zgjidhjes_së_krizës_siriane_ndalja_e_ndihmave_për_terroristët
Ambasadori iranian në Londër duke kritikuar strategjinë e perëndimit në përkrahjen e grupeve terroriste për të rrëzuar qeverinë e Sirisë, deklaroi se kjo përkrahje ka pasur si rezultat vetëm masakrat dhe shkatërrimin e Sirisë, prandaj duhet të ndalet sa më shpejtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2017 03:46 Europe/Tirane
  • Kushti i zgjidhjes së krizës siriane, ndalja e ndihmave për terroristët

Ambasadori iranian në Londër duke kritikuar strategjinë e perëndimit në përkrahjen e grupeve terroriste për të rrëzuar qeverinë e Sirisë, deklaroi se kjo përkrahje ka pasur si rezultat vetëm masakrat dhe shkatërrimin e Sirisë, prandaj duhet të ndalet sa më shpejtë.

Z. Hamid Baidinezhad duke folur në konferencën me temë "Siria pas gjashtë viteve" që u organizua në Londër, shtoi: "Zgjidhja e krizës në Siri ka nevojë për një njohje të detajuar të situatës në rajon dhe Irani gjithmonë ka theksuar se kriza siriane nuk ka zgjidhje ushtarake". Më tej ambasadori i Iranit në Britani deklaroi se Irani është në pararojë të luftës kundër ISIS në Irak dhe Siri, por për fat të keq neglizhenca e perëndimit, e KS të OKB dhe përkrahja financiare nga disa vende të Lindjes së Mesme, e kthyen ISIS-in në kërcënimin më të madh terrorist për rajonin dhe për botën.