Boruxherdi: Europa ndjek politikat e SHBA dhe të sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48978-boruxherdi_europa_ndjek_politikat_e_shba_dhe_të_sionistëve
Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Iranit duke reaguar ndaj vazhdimit të sanksioneve të BE kundër Iranit, deklaroi: “BE është ndjekës i politikave të Amerikës dhe të sionistëve, prandaj vazhdimi i sanksioneve nuk ka asnjë vlerë”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 14, 2017 22:38 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Europa ndjek politikat e SHBA dhe të sionistëve

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Iranit duke reaguar ndaj vazhdimit të sanksioneve të BE kundër Iranit, deklaroi: “BE është ndjekës i politikave të Amerikës dhe të sionistëve, prandaj vazhdimi i sanksioneve nuk ka asnjë vlerë”.

Alaudin Boruxherdi, kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Iranit theksoi: “Republika Islamike e Iranit është kthyer në një simbol të luftës kundër terrorizmit në rajon dhe në botë dhe opinioni publik botëror është i njohur me këtë pozitë dhe imazh të RII”. Më 11 Prill, BE vazhdoi edhe për një vit sanksionet kundër Iranit në lidhje me pretendimet e pabaza mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran. Kjo akuzë ndaj Iranit bëhet në një kohë kur vendet e BE po shkelin masivisht të drejtat e emigrantëve dhe të pakicave, ndërsa aktet raciste dhe islamofobe janë shtuar dukshëm në këto vende.