Deputetët iranianë mbështesin Shejkh Isa Kasem
Deputetët e parlamentit iranian në një deklaratë, kanë shprehur mbështetje për Shejkh Isa Kasem, klerik i lartë i shiitë në Bahrejn.
Në deklaratën e deputetëve iranian thuhet: Shejkh Isa Kasem, klerikë i lartë i Bahrejnit është në prag të një gjykimi të padrejtë dhe ky gjykim synon sakrifikimin e lirisë së popullit bahrejnas. Deputetë e parlamentit iranian duke folur në lidhje me rolin triumfues të Shejkh Isa Kasem për popullin bahrejnas, kanë thënë se gjykimi i tij është shenjë e dëshpërimit të regjimit Al Khalifa dhe shenjë e fitores së popullit bahrejnas. Deputetët e parlamentit iranian përvec se kanë shprehur solidarizim me popullin bahejrnas dhe duke dënuar gjykimin e Shejkh Isa Kasem i cili po bëhet me ndërhyrjen e regjimit Al Saud dhe mediave të arrogancës botërore, kanë paralajmëruar për pasoja të rrezikshme të këtij veprimi që po bëhet nga regjimi Al Khalifa dhe regjimi Al Saud.