Memorial për ditën e Omar Khajamit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51172-memorial_për_ditën_e_omar_khajamit
Omar Khajam ishte personi i parë i cili u përkushtua në hulumtimet sistematike shkencore në ekuacionet e shkallës së parë, të dytë dhe të tretë dhe ka krijuar një kategorizim mahnitës të këtyre ekuacioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2017 06:57 Europe/Tirane
  • Memorial për ditën e Omar Khajamit

Omar Khajam ishte personi i parë i cili u përkushtua në hulumtimet sistematike shkencore në ekuacionet e shkallës së parë, të dytë dhe të tretë dhe ka krijuar një kategorizim mahnitës të këtyre ekuacioneve.

Filozofi Abul-Fatah Omar bin Ibrahim Al-Khajami i njohur me emrin Omar Khajam, ishte një matematicien, astrolog dhe poet iranian i njohur që ka lindur në vitin 439 hixhri kameri në qytetin Nishabur të Iranit. Ai ka bashkëpunuar me ekipin e studiuesve në projektin e observimit të Melikshahi dhe në korrigjimin e kalendarit Xhalali që tani është kalendari zyrtar i Iranit. Omar Khajam ka shkruar poezi në gjuhën persiane dhe arabe si dhe vepra në të dy këto gjuhë.

Thonë se do të jenë të dukshëm edhe parajsa edhe hyritë

Atje do të ketë verë të pastër dhe mjaltë

Nëse ne e zgjedhim verën dhe dashnoren këtu, çfarë brenge ka?

Pasi edhe fundi i jetës do të jetë i tillë!

Edhe pse pozita shkencore e Omar Khajam është shumë e lartë se pozita letrare e tij kishte epitetin "Huxhetul-Hak" (Argument i së Vërtetës), mirëpo fama e tij më shumë është krijuar nëpërmjet rubairave të tij të cilat kanë një famë botërore. Rubairat e Omar Khajamit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Edward FitzGerald ka përkthyer rubairat e Omar Khajamit në gjuhën angleze dhe nëpërmjet tij ato u njohën më shumë në perëndim.

I Wake! For the Sun, who scatter'd into flight

 The Stars before him from the Field of Night,

 Drives Night along with them from Heav'n, and strikes

 The Sultan's Turret with a Shaft of Light

Omar Khajam ka vdekur rreth viteve 502-505 hixhri kameri në qytetin Nishabur ku edhe është varrosur. Omar Khajam ka shkruar vepra të ndryshme letrare dhe shkencore që shumë prej manuskripteve të tyre akoma ruhen në muzetë dhe bibliotekat e ndryshme në Evropë dhe në vendet e tjera të botës.