Larixhani: Pjesëmarrja masive në zgjedhje prodhon rezultate të mira
Pjesëmarrja masive e popullit iranian në zgjedhje do të sjellë arritje të shkëlqyera për vendin, ka deklaruar kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani.
"Roli i zgjedhjeve presidenciale në zhvillimin dhe progresin e vendit është edhe më i rëndësishëm", tha z. Larixhani pas hedhjes së votës në një xhami në qytetin e shenjtë të Kumit. "Prania masive e popullit në zgjedhje mund të sjellë siguri në vend dhe të pengojë armiqtë veçanërisht në gjendjen kaotike të tanishme në rajon", tha ai gjithashtu. "Zyrtarët ekzekutiv duhet patjetër të mbrojnë votat e njerëzve me saktësi të lartë," tha z. Ali Larixhani. "Shpresoj se zgjedhjet do të regjistrohen në histori si mbështetje e madhe e popullit iranian për Republikën Islamike," tha kryetari i parlamentit të RII, duke vlerësuar përpjekjet dhe rolin e medias në mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e 12-të presidenciale dhe të pestat e këshillit të qytetit dhe fshatrave vazhdojnë akoma me pjesëmarrjen aktive të njerëzve.