Zgjedhjet presidenciale të Iranit në kontinentin amerikan
May 19, 2017 13:07 Europe/Tirane
Zgjedhjet presidenciale të Iranit janë duke u mbajtur edhe në vendet e Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Amerikës Jugore.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, njëkohësisht me fillimin e zgjedhjeve presidenciale në Iran, iranianët me banim në vendet amerikane, Meksikë, Kubë, Kolumbi, Venezuelë, Ekuador, Bolivi, Argjentinë dhe Brazil, të premten po marrin pjesë në kutitë e votimit të hapura nëpër qendrat diplomatike të RII në këto vende. Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se iranianët me banim jashtë vendit mund të hedhin votat e tyre për zgjedhjet e 12-ta presidenciale në 310 vendvotime në 102 vende të botës.
Tags