Xheneti: Procesi i organizimit të zgjedhjeve në Iran është i mirë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51270-xheneti_procesi_i_organizimit_të_zgjedhjeve_në_iran_është_i_mirë
Kryetari i komitetit qendror për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Iran, e ka vlerësuar të mirë procesin e organizimit të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale dhe të 5-ta për këshillat lokalë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2017 13:39 Europe/Tirane
  • Xheneti: Procesi i organizimit të zgjedhjeve në Iran është i mirë

Kryetari i komitetit qendror për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Iran, e ka vlerësuar të mirë procesin e organizimit të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale dhe të 5-ta për këshillat lokalë.

Ajetollah Ahmed Xheneti, kryetari i komitetit qendror për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Iran, të premten pas pjesëmarrjes në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe të 5-tat për këshillat lokalë, në një konferencë për media, ka thënë: Populli iranian gjithmonë me ftesë të Ajetollah Khamenei, lider suprem i Revolucionit islamik, i ka kushtuar rëndësi të madhe zgjedhjeve dhe një gjë e tillë po dëshmohet edhe gjatë këtyre zgjedhjeve.