Velajati: Pjesëmarrja masive e popullit në zgjedhje, neutralizoi komplotet e armiqve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51290-velajati_pjesëmarrja_masive_e_popullit_në_zgjedhje_neutralizoi_komplotet_e_armiqve
Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Asamblesë për Mbrojtjen e Interesave të Sistemit të RII, deklaroi se pjesëmarrja masive e popullit iranian në zgjedhje bëhet shkak për neutralizimin e komploteve të shumta të armiqve kundër Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 19, 2017 19:27 Europe/Tirane
  • Velajati: Pjesëmarrja masive e popullit në zgjedhje, neutralizoi komplotet e armiqve

Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Asamblesë për Mbrojtjen e Interesave të Sistemit të RII, deklaroi se pjesëmarrja masive e popullit iranian në zgjedhje bëhet shkak për neutralizimin e komploteve të shumta të armiqve kundër Iranit.

Ali Akbar Velajati, drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Asamblesë për Mbrojtjen e Interesave të Sistemit të RII, pasi votoi në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe në zgjedhjet e 5-ta lokale, duke folur para gazetarëve deklaroi se fituesi kryesor i këtyre zgjedhjeve është populli iranian dhe shtoi: “Sistemi i demokracisë fetare në Republikën Islamike të Iranit, në saje të përkrahjes së gjithanshme të popullit, po i realizon të gjitha objektivat e tij”. Velajati tha se pjesëmarrja entuziaste e popullit iranian në zgjedhje është dëshmia më e qartë e bazës së fuqishme popullore të sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe ky unitet i fuqishëm ka qenë faktori kryesor i dështmit të komploteve të armiqve të RII gjatë 38 viteve të fundit.