Iranianët me qëndrim në Londër zhgënjyen Muxhahedine Khalk
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51784-iranianët_me_qëndrim_në_londër_zhgënjyen_muxhahedine_khalk
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qytetarët iranianë në zgjedhjet e fundit duke mbështetur politikën për "bashkëpunim konstruktiv" të z. Hasan Ruhani, theksuan mbështetjen ndaj vazhdimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore me kusht që edhe anëtarët e tjerë të grupit 5+1 t'u qëndrojnë besnikë zotimeve të tyre.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 26, 2017 11:16 Europe/Tirane
  • Iranianët me qëndrim në Londër zhgënjyen Muxhahedine Khalk

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qytetarët iranianë në zgjedhjet e fundit duke mbështetur politikën për "bashkëpunim konstruktiv" të z. Hasan Ruhani, theksuan mbështetjen ndaj vazhdimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore me kusht që edhe anëtarët e tjerë të grupit 5+1 t'u qëndrojnë besnikë zotimeve të tyre.

Hamid Baidinezhad duke uruar fitoren e z. Hasan Ruhani në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe zgjedhjen e tij president të Iranit edhe për një mandat tjetër, vuri në dukje pritjen e gjerë të iranianëve me qëndrim në Angli, deklaroi se këto zgjedhje janë zhvilluar me pjesëmarrja të gjerë të iranianëve me qëndrim në Angli në të gjitha 11 qendrat e votimit që janë hapur në Angli, sidomos në qytetin e Londrës. Sipas informacioneve tona dhe sipas opinionit të disa iranianëve që kanë qëndrim mbi 20 vjeçar në Angli, pjesëmarrja e iranianëve të diasporës në qendrat e votimit ka qenë e paparë dhe ka thyer rekordet e pjesëmarrjes në të gjitha zgjedhjet e kaluara. Baidinezhad shtoi: "Ne falënderojmë dhe vlerësojmë lartë të gjithë qytetarët iranianë me qëndrim në Angli të cilët duke marrë pjesë në zgjedhje krijuan skena madhështore në qendrat e votimit". Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër deklaroi: "Pjesëmarrja në votime ishte aq e madhe sa që u detyruam tre herë të vazhdojmë orën e votimit në mënyrë që iranianët me qëndrim në Angli të votojnë deri në orën 21:00".

Ai në lidhje me sulmin e disa personave ndaj radhëve të iranianëve që prisnin të votojnë, theksoi: "Një prej karakteristikave të rëndësishme të pjesëmarrjes së iranianëve me qëndrim në Angli në procesin e zgjedhjeve presidenciale të Iranit, ishte zhgënjimi i lëvizjeve armiqësore ndaj Republikës Islamike të Iranit". Në një qendër të votimit, në kohën kur iranianët me qëndrim në Angli ndodheshin në radhë duke pritur të votojnë, pesë-gjashtë persona sulmuan objektin ku ndodhej qendra e votimit duke hedhur bërtitur dhe hedhur gëlqere dhe ngjyrë duke synuar pengimin e procesit të votimit në këtë qendër. Mirëpo iranianët me qëndrim në Angli që prisnin në radhë menjëherë reaguan ndaj këtyre veprimeve dhe i ndaluan ato duke mos krijuar ndërprerjen e procesit të votimit as edhe për një çast. Përballja dhe reagimi i prerë i iranianëve që prisnin në radha për të votuar, ka zhgënjyer dhe izoluar plotësisht lëvizjet armiqësore.

Baidinezhad në vazhdim tha: "Kjo ngjarja ndodhi në kohën kur këto grupe sidomos Organizata Muxhahedine Khalk ëndërronin që në Iran të krijohet një situatë në të cilën këto grupe të kryejnë më lehtë veprime destruktive, por që ato u zhgënjyen plotësisht".