Arabia Saudite synon luftë mes vehabizmit dhe shiizmit!
(last modified Sat, 27 May 2017 10:46:44 GMT )
May 27, 2017 12:46 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite synon luftë mes vehabizmit dhe shiizmit!

Kryetari i Organizatës për Mbrojtje Civile të Iranit deklaroi se Arabia Saudite me deponimin e armatimeve në vendet autoritative arabe dhe projektimin e idesë së takfirizmit për tu përballur me Revolucionin Islamik, synon vetëm luftë mes vehabizmit dhe shiizmit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se gjeneral Gholamreza Xhalali, kryetari i Organizatës për Mbrojtje Civile të Iranit, shtoi: "Në botën islame ku do që të jetë luftë mes myslimanëve, në njërën prej palëve të saj ndodhet Arabia Saudite. Irani është i detyruar të prodhojë të gjitha mjetet e forcës në të gjitha fushat politike, ushtarake, ekonomike, shkencore, gjeopolitike dhe në forcën e butë për të mos lejuar kurrfarë sulmi nga ana e armiqve. Armiku duhet ta kuptojë se populli dhe sektori ushtarak i Iranit janë dy faktorë të fuqishëm dhe të bashkuar, prandaj të mos bëjë gabime në llogaritjet e veta",- tha ndër të tjera gjeneral Gholamreza Xhalali, kryetari i Organizatës për Mbrojtje Civile të Iranit.

Tags