Abdulahian: Varësia e sauditëve nga Amerika pa asnjë rezultat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51960-abdulahian_varësia_e_sauditëve_nga_amerika_pa_asnjë_rezultat
Asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare Husein Amir Abdulahian, ka thënë: Varësia e regjimeve Al Saud dhe Al Khalifa nga Amerika nuk ka prodhuar asnjë efekt për ta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2017 15:42 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Varësia e sauditëve nga Amerika pa asnjë rezultat

Asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare Husein Amir Abdulahian, ka thënë: Varësia e regjimeve Al Saud dhe Al Khalifa nga Amerika nuk ka prodhuar asnjë efekt për ta.

Liderët e disa vendeve arabe përfshirë edhe ata të Arabisë Saudite dhe Bahrejnit, të shtunën e kaluar (20 maj) në Riad zhvilluan një takim me presidentin amerikan Donald Trump. Husein Amir Abdulahian të dielën në takimin e zhvilluar me Khaled Kadumi, drejtor i zyrës së lëvizjes së rezistencës islamike palestineze (Hamas) në Teheran, duke theksuar mbi vazhdimin e  përkrahjes së RII për popullin palestinez, ka shtuar: Çelësi i suksesit dhe i fitores përfundimtare të Palestinës është uniteti dhe rezistenca dhe Hezbullahu i Libanit, Hamasi dhe Xhihadi Islamik i Palestinës i kanë prishur gjumin e rehatshëm regjimit sionist. Husein Amir Abdulahian, duke iu referuar lëvizjeve të paskrupullta të regjimit sionist në rajon, ka shtuar: Normalizimi i marrëdhënieve të disa vendeve arabe me regjimin sionist nuk do të prodhojë asnjë efekt dhe Kodsi do të mbetet kibla e parë e myslimanëve të botës. Khaled Al Kadumi, drejtor i zyrës së lëvizjes së rezistencës islamike palestineze (Hamas) në Teheran në këtë takim duke thënë se Hamasi me paraqiten e një dokumenti të ri vazhdon të qëndrojë fuqishëm kundër krimeve të regjimit sionist, ka shtuar se Kodsi është dhe do të mbetet edhe më tej kibla e parë e myslimanëve.