Çelet në Teheran, ekspozita e 25-të ndërkombëtare e Kur’anit
Ministri i Kulturës dhe i Edukimit Islamik të Iranit, z. Reza Salehi Amiri përuroi të hënën ekspozitën e 25-të Ndërkombëtare të Kur'anit në qendrën fetare Mosala e Imam Khomeinit (ra) në Teheran.
Seksioni ndërkombëtar i ekspozitës ndërkombëtare të Kur'anit do të fillojë më 7 qershor dhe do të zgjasë pesë ditë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve të Kur'anit, ekspozita e 25-të Ndërkombëtare e Kur'anit do të zgjasë deri në ditën e 22-të të muajit të shenjtë të Ramazanit (17 qershor). Do të ketë seksione të ndryshme, duke përfshirë aktivitetet kuranore, ndërkombëtare, fëmijët dhe të rinjtë, artet, organizatat qeveritare, OJQ-të, Hixhabin etj. Pjesëmarrësit do të tregojnë arritjet më të fundit në fushat Kur'anore dhe Islame, si dhe libra dhe vepra arti që shfaqin tema Kur'anore dhe Islame. Përfaqësuesit e mediave, institucioneve dhe figurave kuranore nga 20 vende dhe nga 50 organizata nderkombetare do të jenë të pranishëm në seksionin ndërkombëtar. Motoja e ekspozitës së këtij viti është 'Kur'ani, Etika dhe Jeta'.