Irani paralajmëron kundër komploteve të terroristëve për të destabilizuar Afganistanin
Qershor 03, 2017 19:35 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Behram Kasemi tha të shtunën se sulmet e përsëritura vetëvrasëse ndaj kombit afgan dëshmojnë për komplote të terroristëve dhe mbështetësve të tyre për të destabilizuar Afganistanin.
Është e nevojshme që të gjitha partitë, grupet dhe figurat e paqes të qëndrojnë pranë qeverisë dhe kombit afgan dhe të mbeten vigjilentë ndaj komploteve, tha Kasemi. Situata rajonale kërkon që të gjitha vendet t’i japin përparësi bashkëpunimit për çrrënjosjen e terrorizmit dhe ekstremizmit, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII, duke shtuar se Irani përshëndet ngrohtësisht përpjekjet e vërteta të të gjithë atyre që duan të eliminojnë këtë fenomen të egër.
Tags