Irani paralajmëron kundër komploteve të terroristëve për të destabilizuar Afganistanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52394-irani_paralajmëron_kundër_komploteve_të_terroristëve_për_të_destabilizuar_afganistanin
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Behram Kasemi tha të shtunën se sulmet e përsëritura vetëvrasëse ndaj kombit afgan dëshmojnë për komplote të terroristëve dhe mbështetësve të tyre për të destabilizuar Afganistanin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2017 19:35 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron kundër komploteve të terroristëve për të destabilizuar Afganistanin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Behram Kasemi tha të shtunën se sulmet e përsëritura vetëvrasëse ndaj kombit afgan dëshmojnë për komplote të terroristëve dhe mbështetësve të tyre për të destabilizuar Afganistanin.

Është e nevojshme që të gjitha partitë, grupet dhe figurat e paqes të qëndrojnë pranë qeverisë dhe kombit afgan dhe të mbeten vigjilentë ndaj komploteve, tha Kasemi. Situata rajonale kërkon që të gjitha vendet t’i japin përparësi bashkëpunimit për çrrënjosjen e terrorizmit dhe ekstremizmit, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII, duke shtuar se Irani përshëndet ngrohtësisht përpjekjet e vërteta të të gjithë atyre që duan të eliminojnë këtë fenomen të egër.