Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit: Veprimet e terroristëve janë frikacake
(last modified Wed, 07 Jun 2017 10:28:02 GMT )
Qershor 07, 2017 12:28 Europe/Tirane

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në reagim ndaj sulmit terrorist që ndodhi sot (të mërkurën) në Teheran, deklaroi se veprimet terroriste sot, ishin veprime frikacake.

Vlen të theksohet se disa terroristë të armatosur të mërkurën (sot) në mëngjes nën petkun e qytetarëve të thjeshtë, kanë hyrë në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit dhe kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të sigurisë ku si pasojë janë varë dhe plagosur disa prej tyre. Ndërsa katër terroristë të armatosur kanë hyrë në ambientet e Mauzoleut të Imam Khomejnit (ra) në jug të Teheranit dhe kanë hapur zjarre ku si pasojë një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për sulmet e sotshme të kryer në Teheran. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se z. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në fund të mbledhjes plenare të Parlamentit, në lidhje me këto sulme të kryera, deklaroi: "Terroristët synojnë të krijojnë probleme, sidomos pasi Republika Islamike e Iranit është një prej faktorëve kryesor në luftën kundër terrorizmit. Me padyshim se forcat e sigurisë do të përballen me këta persona dhe së shpejti do të zgjidhet ky problem",- shtoi ndër të tjera z. Larixhani.

Tags