Boruxherdi: Amerika, projektuese kryesore e komploteve kundër Iranit
(last modified Fri, 09 Jun 2017 15:55:53 GMT )
Qershor 09, 2017 17:55 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Amerika, projektuese kryesore e komploteve kundër Iranit

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit duke folur rreth sulmeve terroriste të së mërkurës në Teheran, deklaroi se nuk ka dyshim se projektuesi kryesor i këtyre sulmeve është Amerika kriminele.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Alaudin Boruxherdi në fjalën e tij para namazit të së premtes në Teheran, deklaroi: "Amerika pasi dështoi në përballje me Republikën Islamike të Iranit në lidhje me çështjen e programit atomik dhe aktualisht Irani posedon këtë shkencë në mënyrë të plotë, është e irrituar në masë të madhe. Qeveria dhe populli i Iranit për shkak të bindjeve të tyre dhe në bazë të dekretit fetar strategjik të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, janë zotuar që shkenca atomike të mos përdoret për qëllime ushtarake në Iran. Kontributi i madh i Teheranit për zgjidhjen e krisës së Sirisë dhe Irakut, janë ndër arsyet më të rëndësishme të komploteve të Amerikës për ta dëmtuar Iranin". Alaudin Boruxherdi në vazhdim tha se qëllimi kryesor i terroristëve ishte hyrja në sallën kryesore të Parlamentit Islamik të Iranit dhe sulmi kundër deputeteve dhe funksionarëve të këtij institucioni, mirëpo plani i tyre dështoi me ndërhyrjen e forcave të sigurimit dhe të Gardës Revolucionare të Iranit. Veprime të tilla nuk do të ndikojnë aspak në vullnetin e popullit të madh të Iranit dhe në qëndrimet e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit,- shtoi ndër të tjera z. Boruxherdi.

Tags