Universiteti Sharif dhe i Teheranit, ndër universitetet më të mira të botës
Qershor 10, 2017 16:12 Europe/Tirane
Universitetet iraniane Sharif dhe i Teheranit janë zgjedhur ndër universitetet më të mira në botë sipas renditjes së bërë nga instituti QS i Anglisë.
Në renditjen më të re të institutit Quacquarelli Symonds për vitin 2018, universiteti industrial Sharif është renditur në vendin e 471-480 ndërsa universiteti i Teheranit është renditur në mesin e 650-651 universiteteve më të mira të botës. Në këtë renditje universiteti më i mirë është renditur universiteti politeknik i Masacuset. Renditja QS është një prej renditjeve më me kredibilitet në botë për vlerësimin e universiteteve në të gjithë botën.
Tags