Vriten 4 terroristë të ISIS në jug të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53032-vriten_4_terroristë_të_isis_në_jug_të_iranit
Forcat e policisë në Iran kanë vrarë katër terroristë të ISIS në një provincë jugore, duke konfiskuar armët dhe municionet e tyre, si dhe një flamur të grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2017 17:16 Europe/Tirane
  • Vriten 4 terroristë të ISIS në jug të Iranit

Forcat e policisë në Iran kanë vrarë katër terroristë të ISIS në një provincë jugore, duke konfiskuar armët dhe municionet e tyre, si dhe një flamur të grupit terrorist ISIS.

Azizollah Maleki, shefi i policisë në provincën Hormozgan në jug të Iranit, ku terroristët u vranë gjatë një përleshje me forcat e sigurisë, deklaroi:  "Forcat e policisë dhe të inteligjencës kanë monitoruar prej kohësh lëvizjet e kësaj celule të ISIS  në lindje të Hormozganit, duke ndjekur lëvizjet e grupit dhe duke identifikuar vendet që frekuentoheshin prej terroristëve”. Forcat iraniane të sigurisë u përballën me katër terroristët në një terren malor pranë rajonit Rudan, tha Maleki, duke shtuar se një konflikt i armatosur pasoi, çka rezultoi me vdekjen e terroristëve. Terroristët kishin në posedim të tyre katër armë automatike, 112 plumba, disa eksplozivë dhe një flamur të ISIS-it. "Dy nga terroristët ishin shtetas të huaj që mbanin kartat e identitetit të huaj. Identiteti i dy terroristëve të tjerë është duke u hetuar " tha shefi i policisë së provincës Hormozgan. Të mërkurën e kaluar, terroristët vranë 17 vetë në kryeqytetin iranian, Teheran, duke sulmuar parlamentin dhe mauzoleun e themeluesit të të Republikës Islamike, Imam Khomeini. ISIS mori përgjegjësinë për sulmet terroriste.