Ruhani: Irani ka qenë gjithmonë në ballë të luftës kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53114-ruhani_irani_ka_qenë_gjithmonë_në_ballë_të_luftës_kundër_terroristëve
Presidenti i RII ka thënë: Irani që nga fitorja e Revolucionit islamik është përballur me fenomenin e terrorizmit dhe përveç kësaj, ka dhënë mijëra dëshmorë të cilët kanë luftuar kundër terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2017 16:21 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani ka qenë gjithmonë në ballë të luftës kundër terroristëve

Presidenti i RII ka thënë: Irani që nga fitorja e Revolucionit islamik është përballur me fenomenin e terrorizmit dhe përveç kësaj, ka dhënë mijëra dëshmorë të cilët kanë luftuar kundër terroristëve.

Hasan Ruhani sot në takimin e Këshillit ë lartë të Revolucionit kulturor, duke folur në lidhje me sulmet e fundit terroriste të javës së kaluar në Teheran, ku u martirizuan 17 veta dhe 52 të tjerë u plagosën, ka thënë: Irani ka qenë gjithmonë në vijën e parë të luftës kundër terroristëve, ndërsa fuqitë dhe vendet të cilat në dukje e paraqesin veten si përkrahës të të drejtave të njeriut, gjithmonë kanë përkrahur terroristët në mënyrë të fshehur. Ruhani duke thënë se me përpjekjen e organeve të sigurisë së RII janë zbuluar dhe neutralizuar një numër i madh i veprimeve terroriste, ka shtuar: Vrasja e njerëzve të pambrojtur nga ana e disa terroristëve mercenarë, do të përgatisë edhe më shumë terrenin për shkatërrimin e kriminelëve.