Okupimi i Palestinës, burim i tensionit në Azinë Perëndimore
Ministria e Jashtme e RII në një deklaratë me rastin e Ditës ndërkombëtare të Kodsit tha se regjimi okupator i Kodsit është burimi kryesor i krizës dhe i tensionit në Azinë Perëndimore.
Kjo Deklaratë u bëri thirrje të gjitha kombeve myslimane dhe njerëzve që kërkojnë liri për të marrë pjesë në ceremonitë e mbajtura në mbarë botën për të përkujtuar ditën e Kodsit. Kjo deklaratë i referohet 70 viteve të mizorive të regjimit të Izraelit kundër palestinezëve dhe vuri në dukje se regjimi sionist ishte shkaku i luftërave në vitet 1948, 1956, 1967, 1974, 1982 kundër vendeve muslimane dhe arabe të rajonit. Deklarata e Ministrisë së jashtme të RII kujton masakrat e regjimit sionist në Liban dhe Palestinë gjatë luftës 33 ditore dhe 22 ditore dhe bën thirrje për unitet midis myslimanëve dhe i paralajmëroi ata kundër komploteve të regjimit sionist për të zgjeruar mosmarrëveshjet në botën islame. Deklarata tha se për fat të keq, disa vende islamike në Azinë Perëndimore, duke mbështetur grupe takfiriste terroriste dhe duke provokuar tensione në Irak, Siri, Jemen dhe Bahrejn shërbejnë interesave të regjimit sionist.