Kapacitetet mbrojtëse të Sepahut, mbështetje shpirtërore për intifadën e Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53744-kapacitetet_mbrojtëse_të_sepahut_mbështetje_shpirtërore_për_intifadën_e_palestinës
Garda revolucionare Sepah e Iranit me anë të një deklarate ka ftuar popullin iranian që të marrë pjesë masivisht në epopenë e madhe të Ditës Botërore të Kodsit. Në këtë deklaratë thuhet se kapacitetet mbrojtëse të Sepahut janë mbështetje shpirtërore për intifadën dhe luftëtarët e rezistencës islamike në Palestinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 22, 2017 11:17 Europe/Tirane
  • Kapacitetet mbrojtëse të Sepahut, mbështetje shpirtërore për intifadën e Palestinës

Garda revolucionare Sepah e Iranit me anë të një deklarate ka ftuar popullin iranian që të marrë pjesë masivisht në epopenë e madhe të Ditës Botërore të Kodsit. Në këtë deklaratë thuhet se kapacitetet mbrojtëse të Sepahut janë mbështetje shpirtërore për intifadën dhe luftëtarët e rezistencës islamike në Palestinë.

Ditën e enjte, garda revolucionare nxori një deklaratë ku thuhet: Imam Khomeini (ra) themeluesi i RII me emërimin e të premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si Dita Botërore e Kodsit, ngriti lart flamurin e përballjes me tiranët dhe hegjemonizmin dhe ringjalli çështjen palestineze dhe të Kodsit të cilat ishin lënë në harresë, duke i kthyer ata në çështje parësore të botës islame. Sepahu theksoi unitetin mes grupeve palestineze në përballje me regjimin fals sionist dhe shtoi se në kushtet e heshtjes së Bashkësisë Ndërkombëtare e cila pretendon për respektimin e të drejtave të njeriut, krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez janë shtuar, ndërkohë që çlirimi i Kodsit të shenjtë dhe shpëtimi i popullit palestinez mund të arrihet vetëm me anë të rezistencës. Nesër e premte, është dita botërore e Kodsit. Imam Khomeini (ra) të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit e ka caktuar si Dita Botërore e Kodsit për të shprehur urrejtjen ndaj politikave raciste dhe kriminale të regjimit sionist.