Arabia Saudite do të humbasë në lojën e rrezikshme të saj
Zv/ministri Jashtëm i Iranit e akuzoi Arabinë Saudite për përkrahjen e grupeve terroriste dhe deklaroi se “sauditët kanë nisur një lojë të rrezikshme, por në fund do të dalin të humbur nga kjo lojë”.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i punëve të jashtme të RII, në një intervistë me të përditshmen libaneze Al-Ahd, theksoi: “ Irani ka informata që dëshmojnë se Arabia Saudite po bashkëpunon me grupe terroriste dhe anti-revolucionare në disa rajone të Iranit dhe ka nisur një lojë të rrezikshme, nga e cila do të dalë e humbur, sepse kjo lojë do të krijojë probleme të mëdha strategjike për Arabinë Saudite”. Duke shprehur keqardhjen për faktin se disa nga sundimtarët në rajon nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara, Ansari tha se Republika Islamike e Iranit është një shtet i fuqishëm dhe me stabilitet, dhe nuk do të lejojë që dikush të përdorë terrorizmin si një mjet kundër Iranit.