Larixhani dënon sulmin terrorist në Paraçenar të Pakistanit
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit me anë të dy mesazheve ngushëllimi dërguar për kryetarin e Parlamentit dhe Senatit të Pakistanit, dënoi sulmin terrorist në qytetin Paraçenar të banuar me myslimanë shiitë të këtij vendi.
Z.Ali Larixhani të dielën në këto mesazhe dërguar për Sardar Ajaz Sadegh dhe Reza Rabani, kryetarët e Parlamentit dhe Senatit të Pakistanit, u solidarizua me qeverinë dhe popullin e këtij vendi dhe shprehu ngushëllimeve për viktimat e këtij sulmi terrorist në Paraçenar që ndodhi në Ditën Botërore të Kodsit. Z. Larixhani në këto mesazhe ngushëllimi deklaroi: "Me bashkëpunimin kolektiv të vendeve islame në luftën kundër ekstremizmit, mund të forcohet paqja dhe qetësia në botë". Vlen të theksohet se nga një shpërthim terrorist i kryer ditën e premte me rastin e Ditës Botërore të Kodsit në qytetin Paraçenar në veriperëndim të Pakistanit, janë vrarë mbi 40 persona dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi terrorist.