Larixhani bën thirrje për zgjerimin e lidhjeve midis Teheranit dhe Seulit
Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani tha të enjten se Teherani është gati të shfrytëzojë kapacitetet e tij për të zgjeruar marrëdhëniet me Korenë e Jugut.
Duke folur me gazetarët në Seul, ai tha se Irani bën thirrje për mbajtjen e dialogut midis dy Koreve. Ai shtoi se Irani është i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy koreve. Larixhani përsëriti se masat ushtarake do të çonin në konfrontim ushtarak mes dy vendeve, duke bërë thirrje për hapjen e terrenit për mbajtjen e negociatave politike. Ai shtoi se zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve është një ndër parimet themelore të Iranit në politikën e tij të jashtme. Duke iu referuar takimit të tij të fundit me disa zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut, ai shtoi se të dy palët janë të prirura për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme. Larixhani mbërriti në Seul të hënën (26 qershor) për të marrë pjesë në takimin e dytë të kryetarëve të vendeve të Euroazisë.