Larixhani: Amerika pas presioneve ndërkombëtare ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54546-larixhani_amerika_pas_presioneve_ndërkombëtare_ndaj_iranit
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani tha të dielën se lufta që SHBA ka me Iranin është duke shkuar nga errësira në transparencë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 02, 2017 18:47 Europe/Tirane

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani tha të dielën se lufta që SHBA ka me Iranin është duke shkuar nga errësira në transparencë.

Duke thënë se në muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur më qartë politikat e veta, Larixhani shtoi se një prej qëllimeve të tyre është të dobësojë qëndrimin rajonal të Iranit dhe disa plane në Senatin e Shteteve të Bashkuara po ndjekin këtë qëllim. Sa e suksesshme do të jetë kjo është një çështje tjetër që varet nga vendimet dhe veprimet tona, por duhet të dimë lidhjen midis veprimeve dhe sigurisë kombëtare dhe të dimë se si të reagojmë, tha ndër të tjera kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani.