“Plani kurd për pavarësi do t’a dobësojë Irakun”
Sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII ka paralajmëruar se plani i rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut për të mbajtur referendum për pavarësi, do të dobësojë të gjithë vendin arab.
z. Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII, i bëri këto komente në një takim në Teheran të hënën me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të Unionit Patriotik të Kurdistanit, Rasul Ali dhe Shefit të Trupit Ekzekutiv të Byrosë Politike të kësaj partie, Mala Bakhtiar. Shamkhani tha se plani i pavarësisë do të " izolonte kurdët irakianë dhe do të dobësonte Kurdistanin dhe përfundimisht të gjithë Irakun". Zyrtari iranian shtoi se plani është kundër politikave dhe iniciativave të zyrtarëve irakianë dhe nuk është prioritet dhe kërkesë e popullit të këtij vendi. Shamkhani më tej vuri në dukje se disa vende rajonale dhe jashtë-rajonale kërkuan të minojnë Irakun dhe vendet e mëdha në Lindjen e Mesme, duke theksuar se komplote të tilla arrogante duhet të pengohen duke mbetur vigjilentë dhe duke i kushtuar vëmendje interesave të kombit dhe atyre të botës islame. Ai tha se Republika Islamike dëshiron "siguri, zhvillim ekonomik dhe prosperitet" për njerëzit, partitë dhe grupet në veri të Irakut, realizimi i të cilave do të parandalonte aktivitetet dhe përhapjen e grupeve terroriste. Rasul Ali, nga ana e tij, tha se Irani ka luajtur gjithmonë një rol udhëheqës në mbështetjen e Kurdistanit, veçanërisht në luftën kundër terroristëve të ISIS dhe ka parandaluar një katastrofë të sigurisë në këtë rajon.