Amerika i sheh taktikat e Iranit si kërcënim për planet e saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55746-amerika_i_sheh_taktikat_e_iranit_si_kërcënim_për_planet_e_saj
Irani i ka hedhur poshtë si "të pabaza" pohimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Teherani po minon stabilitetin rajonal, duke thënë se zyrtarët amerikanë i perceptojnë politikat "e mençura" të Republikës Islamike kundrejt zhvillimeve në rajon si një kërcënim ndaj politikave të tyre të ndërlikuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2017 13:43 Europe/Tirane
  • Amerika i sheh taktikat e Iranit si kërcënim për planet e saj

Irani i ka hedhur poshtë si "të pabaza" pohimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Teherani po minon stabilitetin rajonal, duke thënë se zyrtarët amerikanë i perceptojnë politikat "e mençura" të Republikës Islamike kundrejt zhvillimeve në rajon si një kërcënim ndaj politikave të tyre të ndërlikuara.

"Zyrtarët amerikanë i shohin politikat e pavarura dhe të ndjeshme të Iranit ... përballë zhvillimeve globale dhe rajonale si një kërcënim ndaj politikave të tyre të ndërlikuara dhe fitimprurëse", tha të mërkurën zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit z.  Behram Kasemi. Ai vuri në dukje se si një nga vendet më të lashta në rajon, Irani gjithmonë ka konsideruar paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale si mënyrën e vetme për jetesë. "Republika Islamike e Iranit beson se kërcënimi serioz për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin rajonal është ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në punët e vendeve të tjera, e cila ka për qëllim nxitjen e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë" për të arritur objektiva të caktuara, shtoi z. Kasemi. Kjo erdhi si përgjigje ndaj deklaratave të zëdhënësit të DASH, Heather Nauert, i cili të martën akuzoi Iranin për minimin e stabilitetit dhe sigurisë në Lindjen e Mesme dhe për sponsorizimin e terrorizmit. Kasemi gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Nauert se Irani është duke shkelur frymën e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 të arritur mes Teheranit dhe G 5+1, duke përfshirë edhe SHBA.