“Veprimet përçarëse shtojnë pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në Irak”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55944-veprimet_përçarëse_shtojnë_pasigurinë_dhe_paqëndrueshmërinë_në_irak
Sekretari i Këshillit suprem të Sigurisë kombëtare të Iranit ka paralajmëruar se qasjet përçarëse në Irak do të përgatisin terrenin për armiqtë e vendit arab që të ndjekin më shumë kërkesa të tepruara dhe të rrisin pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 23, 2017 19:50 Europe/Tirane
  • “Veprimet përçarëse shtojnë pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në Irak”

Sekretari i Këshillit suprem të Sigurisë kombëtare të Iranit ka paralajmëruar se qasjet përçarëse në Irak do të përgatisin terrenin për armiqtë e vendit arab që të ndjekin më shumë kërkesa të tepruara dhe të rrisin pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në këtë vend.

Në një takim me ministrin irakian të mbrojtjes Erfan Al Hijali në Teheran të dielën, Sekretari i Këshillit suprem të Sigurisë kombëtare të Iranit z. Ali Shamkhani tha se uniteti dhe integriteti kombëtar në Irak do të garantonte stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe do t'i shërbente interesave të irakianëve pavarësisht prejardhjeve të tyre etnike dhe fetare. Ai përshëndeti rezistencën e popullit irakian, ushtrisë dhe forcave popullore kundër kërcënimeve të grupeve terroriste dhe tha: "Bashkëpunimi i ngushtë midis vendeve që kanë qenë viktima të terrorizmit në rajon është një domosdoshmëri e pashmangshme për konfrontimin ushtarak dhe kulturor kundër terrorizmit". Hijali, nga ana e tij, tha se përkrahja e RII për Irakun në fushatën kundër terrorizmit luajti një rol përcaktues në fitoren e popullit irakian kundër ISIS.