“Boshti i rezistencës ndryshon ekuacionet e SHBA në rajon”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56090-boshti_i_rezistencës_ndryshon_ekuacionet_e_shba_në_rajon
Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit theksoi se fronti i rezistencës ka ndryshuar ekuacionet e SHBA në rajon.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 25, 2017 19:41 Europe/Tirane
  • “Boshti i rezistencës ndryshon ekuacionet e SHBA në rajon”

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit theksoi se fronti i rezistencës ka ndryshuar ekuacionet e SHBA në rajon.

Z. Alaudin Boruxherdi ka thënë: "Boshti i rezistencës është shndërruar në një front të pamposhtur kundër regjimit okupues të Kodsit dhe ka ndryshuar ekuacionet e SHBA dhe aleatëve të saj rajonal pavarësisht kapaciteteve të tyre ushtarake", tha z. Boruxherdi në një takim me kryetarin e fraksionit të Rezistencës në parlamentin e Libanit Mohamed Ra'ad. Ai përsëriti se boshti i rezistencës kundër regjimit sionist i takon të gjithë muslimanëve. "Republika Islamike e Iranit vë theks të veçantë në ruajtjen e statusit të umetit musliman në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe ruajtjen e unitetit të kombeve myslimane përballë armiqve", tha z. Boruxherdi.