Boruxherdi: Amerika duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare
(last modified Thu, 27 Jul 2017 09:12:49 GMT )
Korrik 27, 2017 11:12 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Amerika duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin iranian deklaroi se Amerika duhet të respektojë etikën politikë në marrëveshjet ndërkombëtare.

Alaudin Boruxherdi, sa i përket sanksioneve të reja të Amerikës dhe veprimet e parlamentit iranian kundrejt këtyre sanksioneve tha: Komisioni i sigurisë kombëtare të parlamentit iranian ka hartuar planin për tu përballur me këto sanksione, plan i cili po kalon procesin e tij ligjor. Parlamenti iranian më 29 korrik do të shqyrtojë një propozim të veçantë të deputetëve që përfshin përgjigjen ndaj sanksioneve të reja të kongresit amerikan. Z. Boruxherdi vuri në dukje mbështetjen e KS të OKB ndaj marrëveshjes bërthamore dhe tha se me ndryshimin e qeverisë në Amerikë, një marrëveshje ndërkombëtare e cila u arrit pas shumë e shumë muajsh bisedime, nuk duhet të vihet në dyshim dhe të shkelet përmbajtja e saj. Më 25 korrik kongresi amerikan, në kuadër të veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Teheranit, miratoi një paketë të re sanksionesh kundër Iranit.

Tags