Larixhani bën thirrje për unitet në vendosjen e sanksioneve kundër SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56194-larixhani_bën_thirrje_për_unitet_në_vendosjen_e_sanksioneve_kundër_shba
Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani, kërkoi të enjten nga të gjitha partitë politike dhe politikanët që të unifikohen përballë sanksioneve të SHBA.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 27, 2017 19:16 Europe/Tirane
  • Larixhani bën thirrje për unitet në vendosjen e sanksioneve kundër SHBA

Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani, kërkoi të enjten nga të gjitha partitë politike dhe politikanët që të unifikohen përballë sanksioneve të SHBA.

Larixhani tha se parandalimi i investimeve të huaja në Iran duke nxitur ankth dhe ngritje të atmosferës psikologjike janë qëllimi i sanksioneve. Sanksionet e SHBA janë sanksione të shpallura më parë që tani janë miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, shtoi ai. Sanksionet e SHBA kundër disa zyrtarëve iranianë dhe komandantëve të Gardës së Revolucionit Islamik janë propagandë dhe jo gjëra praktike, vuri në dukje z. Larixhani. Ai tha: "Sanksionet amerikane kundër Iranit dhe Rusisë nuk do të sjellin përfitim për Amerikës dhe Republika Islamike është e gatshme të përgjigjet kundër këtyre masave".