Larixhani bën thirrje për unitet në vendosjen e sanksioneve kundër SHBA
Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani, kërkoi të enjten nga të gjitha partitë politike dhe politikanët që të unifikohen përballë sanksioneve të SHBA.
Larixhani tha se parandalimi i investimeve të huaja në Iran duke nxitur ankth dhe ngritje të atmosferës psikologjike janë qëllimi i sanksioneve. Sanksionet e SHBA janë sanksione të shpallura më parë që tani janë miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, shtoi ai. Sanksionet e SHBA kundër disa zyrtarëve iranianë dhe komandantëve të Gardës së Revolucionit Islamik janë propagandë dhe jo gjëra praktike, vuri në dukje z. Larixhani. Ai tha: "Sanksionet amerikane kundër Iranit dhe Rusisë nuk do të sjellin përfitim për Amerikës dhe Republika Islamike është e gatshme të përgjigjet kundër këtyre masave".