“Rezistenca ekonomike mënyra më e mirë për kundërshtimin e sanksioneve amerikane”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56220-rezistenca_ekonomike_mënyra_më_e_mirë_për_kundërshtimin_e_sanksioneve_amerikane
Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran, ka bërë thirrje për zbatimin e politikave të ekonomisë së rezistencës të aprovuara nga Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei, duke e përshkruar këtë qasje si  mjet për të kundërshtuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2017 10:17 Europe/Tirane
  • “Rezistenca ekonomike mënyra më e mirë për kundërshtimin e sanksioneve amerikane”

Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran, ka bërë thirrje për zbatimin e politikave të ekonomisë së rezistencës të aprovuara nga Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei, duke e përshkruar këtë qasje si  mjet për të kundërshtuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoxhet-ul Islam Kazem Sediki, të premten, duke folur në lidhje me sanksionet e reja të SHBA, ka thënë se sanksionet shkelin marrëveshjen bërthamore të Iranit. Hoxhet-ul Islam Kazem Sediki duke iu referuar shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e SHBA, tha: "Nëse do të ishin respektuar kushtet e caktuara nga Lideri suprem gjatë bisedimeve bërthamore, nuk do të kishim këto probleme me të cilat përballemi sot". Historia armiqësore amerikane ndaj Iranit tregon se Shtëpia e Bardhë është në thelb kundër fesë dhe Islamit, shtoi ai. Sundimtarët amerikanë nuk do të jenë të kënaqur me ne nëse nuk na kthejnë në kohën kur ne i zbatonim kërkesat e tyre, tha ai, duke iu referuar epokës para Revolucionit Islamik të Iranit më 1979. Hoxhet-ul Islam Kazem Sediki gjithashtu tha se me qëllim të kundërveprimit të masave armiqësore të Uashingtonit, Republika Islamike e Iranit duhet të ndjekë ekonominë e rezistencës dhe të bëhet e pavarur.