Larixhani: Parlamenti mbështet investimet e huaja dhe ato vendase
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56670-larixhani_parlamenti_mbështet_investimet_e_huaja_dhe_ato_vendase
Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani, në fillim të ceremonisë së dhënies së betimit të presidentit iranian z. Hasan Ruhani, duke i dëshiruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve, veçanërisht personaliteteve të huaja, tha se pjesëmarrja e më shumë se 72 përqind e qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale, tregoi se ata janë të përkushtuar ndaj sistemit islamik të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 05, 2017 18:57 Europe/Tirane
  • Larixhani: Parlamenti mbështet investimet e huaja dhe ato vendase

Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani, në fillim të ceremonisë së dhënies së betimit të presidentit iranian z. Hasan Ruhani, duke i dëshiruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve, veçanërisht personaliteteve të huaja, tha se pjesëmarrja e më shumë se 72 përqind e qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale, tregoi se ata janë të përkushtuar ndaj sistemit islamik të Iranit.

Z. Larixhani shtoi se parlamenti do të mbështesë çdo përpjekje të qeverisë së ardhshme për të hequr pengesat në rrugën e rritjes së prodhimit kombëtar dhe investimeve të huaja dhe vendase.  Për shkak të bashkëpunimit të mirë midis të gjitha degëve të pushtetit, Irani tani është gati për investime vendase dhe të huaja në vend, shtoi ai. Larixhani vuri në dukje përpjekjet e Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe e quajti të ardhmen e sigurisë së rajonit premtuese.