Parlamenti iranian miraton planin kundër veprimeve terroriste të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57102-parlamenti_iranian_miraton_planin_kundër_veprimeve_terroriste_të_amerikës
Deputetët e parlamentit iranian, në seancën e sotme kanë analizuar planin e përballjes me  veprimet destruktive dhe terroriste të Amerikës në rajon.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Gusht 13, 2017 07:35 Europe/Tirane
  • Parlamenti iranian miraton planin kundër veprimeve terroriste të Amerikës

Deputetët e parlamentit iranian, në seancën e sotme kanë analizuar planin e përballjes me  veprimet destruktive dhe terroriste të Amerikës në rajon.

Deputetët e parlamentit iranian me shumicë votash miratuan planin për përballjen me veprimet destruktive dhe terroriste të Amerikës. Ky plan është i ndarë në 9 pjesë dhe ka 27 pika që përcaktojnë dispozitat e komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Plani përfshin përballjen me veprimet destruktive të Amerikës, mbështetjen e Amerikës ndaj terrorizmit, shkeljen e të drejtave të njeriut, përballjen me sanksionet ekonomike amerikane, marrjen e masave reciproke dhe mbështetjen e shtetasve iranianë. Senati amerikan më 15 korrik në kuadër të veprimeve armiqësore kundër Teheranit, miratoi sanksione të reja në emër të ligjit “ të përballjes me veprimet destruktive të iranit-2017”.