Gara për kupën e federatës botërore të tekuandosë
Ekipi iranian i tekuandosë, në ditën e parë të kampionatit për kupën e federatës botërore të këtij sporti, fitoi 5 medalje.
Kampionati i federatës botërore të tekuandosë ka nisur më 12 gusht me praninë e 307 sportistëve nga 19 vende të botës dhe zhvillohet në qytetin Tashkanad të Uzbekistanit. Në ditën e parë të këtij kampionati Ahmed Muhamedi sportist iranian i tekuandosë për të rriturit, në peshën 87 kg mori medalje ari, ndërsa Saxhad Mardani po në këtë peshë mori medalje bronzi. Për femrat Kiana Akhavan e peshës 46 kg mori medalje ari ndërsa Fatime Medahi dhe Sudabe Pursadiki në peshat 46 dhe 49 kg morën medalje bronzi. Në fund të kampionatit nga ekipi iranian i tekuandosë pritet të fitojë të tjera medalje me qëllim që të marrë kualifikimin për kampionatin e vitit 2018.