Koreja e Veriut lëshon tre raketa balistike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57910-koreja_e_veriut_lëshon_tre_raketa_balistike
Koreja e Veriut ka hedhur në det disa predha, të lëshuara nga provinca Gangwon, në bregun e saj Lindor. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet e Koresë së Jugut, të cilët thanë se një nga raketat fluturoi përreth 250 km.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 26, 2017 07:37 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut lëshon tre raketa balistike

Koreja e Veriut ka hedhur në det disa predha, të lëshuara nga provinca Gangwon, në bregun e saj Lindor. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet e Koresë së Jugut, të cilët thanë se një nga raketat fluturoi përreth 250 km.

Që nga lëshimi i një arme balistike ndërkontinentale, muajin e kaluar, Peniani ka kërcënuar se synon të dërgojë raketa në territorin e Guamut, në Paqësorin e SHBA, por, sipas ushtrisë amerikane, ky test i fundit nuk kërcënonte SHBA dhe Guam. Ushtria amerikane raportoi se u lëshuan tre raketa, rreth orës 06:49 të së shtunës, ndërsa dy prej tyre dështuan në fluturim dhe vetëm njëra arriti të fluturojë rreth 250 km, deri në momentin e shpërthimit.  "Ushtria po mban nën mbikëqyrje të ngushtë Veriun, për të përballuar provokimet e mëtejshme", tha ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut. Ndërkohë, mijëra trupa amerikane dhe të Koresë së Jugut, po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara në kompjuter.